Instituti Demokratik i Kosovës prezantoi të martën të gjeturat nga analiza e raporteve mbi shkeljet në prokurimin publik.
KDI ka analizuar raportet e Auditorit për institucionit ku në 20 përqind prej tyre ka keqpërdorime.
Diana Metushi Krasniqi menaxhere e projektit në KDI tha se janë një numër i madh i raporteve që përsëriten të gjeturat në institucione të Kosovës.
Sipas saj problemet më të mëdha janë evidentuar në planifikim.
“40 përqind të institucioneve janë gjetur shkelje në prokurim. Shqetësues është edhe në mos respektimin e dispozitave ligjore të ligjit të prokurimit publik ndërsa më së shumti gjetje për parregullsi është Gjakova, Ferizaj dhe Prishtina, ndërsa prej Ministrive apo institucioneve qendrore Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa kurse komuna me më pak të gjetura është komuna e Junikut
Artan Canhasi nga KDI tha se këtë vit një numër i raporteve që ka shkelje janë dorëzuar në Prokurori, andaj janë duke monitoruar Prokurorinë për këto adresime.
KDI nuk ka analizuar edhe raportet për agjencitë dhe institucionet e pavarura shtetërore.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja