Katër raste të falsifikimit të parasë raportohen në 24 orët e fundit

09:17 | 24 Nëntor 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të falsifikimit të parave në Kosovë.

Sipas policisë rastet kanë ndodhë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren si dhe në Gjakovë.

Ja dhe raporti i policisë:

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 23.11.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i bankës ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 23.11.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare arkëtare në ‘Prishtina Parking’, ka raportuar se gjatë barazimit të hyrave ka vërejtur se 55×2 € dhe 5×1 € dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti duke u hetuar.

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 23.11.2022-11:30. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i bankës, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Rr. Skënderbeu, Gjakovë 23.11.2022-13:25. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i bankës, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim. Rasti duke u hetuar, njofton policia./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale