Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.
Sipas Policisë së Kosovës deri te aksidenti ka ndodhur kur një veturë, pasi e ka goditur një kamionetë, është rrokullisur, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha për arbresh.info thotë se katër persona kane marr lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç’rast dyshohet se një automjet si pasojë e mos mbajtjes së distancës ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.
Hoxha tha se njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.
“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve qe te jene me të kujdesshëm dhe te respektojnë rregullat ne trafik, ne veçanti te ju përmbahen kufizimeve te shpejtësisë qe përcaktohen përmes shenjave ne rruge, në mënyrë qe te parandalohen aksidentet qe shpesh po përfundojnë me pasoja te renda”./arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...