Sot nga njësitet policore të stacionit të Qendra në Prishtinë, është kryer një operacion policor me ç’ rast është arrestuar një i dyshuar për veprën penale falsifikim dokumenti dhe vendosje e përmbajtjes së pavërtetë.
I dyshuari, N. Murtezi, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet me bazë të ketë falsifikuar dokumentin e të kaluarës kriminale, me qëllim që të njëjtin ta përdorë për punësim.
Ndërkohë që në rrugë operative polica ka marrë informacione për veprimet e të dyshuarit ka kryer veprimet e nevojshme hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.
I njëjti pas arrestimit është intervistuar nga ana e policisë për të vazhduar më tej në procedurë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...