Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar në Vushtrri dhe ka sekuestruar një kilogram substancë narkotike.
Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.
Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.
Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.
Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.
Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit./Arbresh.info/
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?