Në një kontroll rutinë në dalje të territorit të Kosovës, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në një automjet me targa të huaja.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është regjistruar në pikën kufitare në Bernjak, më 8 qershor 2026, ku automjeti i drejtuar nga shtetas të huaj është selektuar për kontroll të vijës së dytë.
Gjatë intervistimit fillestar, udhëtarët kanë deklaruar se nuk posedonin mallra apo para për deklarim. Megjithatë, pas kontrollit të detajuar të automjetit dhe bagazhit, në një çantë personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta.
Sipas Doganës së Kosovës, janë gjetur 25,515 euro dhe 565,060 dinarë serbë, që në total kapin vlerën prej rreth 30,328 euro.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shuma e tejkalon kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin e detyrueshëm në hyrje ose dalje të vendit.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është ndërmarrë masa administrative, ku është konfiskuar 25% e shumës totale, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e burimit të mjeteve financiare.
Rasti është referuar për hetime të mëtejshme nga sektori kompetent, ndërsa Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e pastrimit të parave dhe aktiviteteve të paligjshme në kufi./Arbresh.info/
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100