Kandidatët për kryetar të komunave duhet të jenë emra të rinj

08:12 | 6 Qershor 2021 | Vlora Selimi

Partitë politike duhet t’i japin hapësirë figurave të reja në rastin e kandidatëve për kryetar të komunave.

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në vend.

Në kohen kur po vendoset data e zgjedhjeve lokale, analisti Blerim Burjani, vlerëson se të gjitha partitë politike njëherë e mirë duhet të mendoj që të sjellin emra të rijnë e të përgatitur profesionalisht për këtë pozitë.

Madje sipas tij, partitë politike duhet të vendosin kritere për kandidatë.

“Zhvlerësimi i zgjedhjeve komunale ka ardhur nga partitë. Prej këtyre komunave vetëm Komuna e Prishtinës është me tërheqëse dhe me prezente në opinion këto tjerat përmendën rrallë”, deklaron Burjani.

Se është e domosdoshëm që partitë të kenë prioritet emrat e rijnë e thotë edhe Fatmir Shehollli, analist politik.

“Partitë politike në Kosovë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme që kandidatëve të rijnë për kryetarë të komunave t’iu japin hapësirë me qëllim që qytetarët të shohin vizionin e secilit dhe të kenë mundësi të zgjedhjes dhe votimit për ata të cilët janë më të suksesshëm në zbatimin e ofertës së tyre”, shprehet Sheholli për arbresh.info.

Ndryshe për zgjedhjet lokale presidentja, Vjosa Osmani, të mërkurën ka zhvilluar takime me krerët e partive politike me qëllim të dakordimit për datën e zgjedhjeve lokale.

Dy nga partitë politike, PDK-ja e LDK-ja, pas takimit kanë pohuar që data e përmendur ishte 31 tetori ndonëse ende nuk është zyrtarizuar nga e para e vendit.

Kujtojmë se kryetarët aktual të komunave në Kosovë kanë mandat deri më 22 tetor për të udhëhequr me komunat.

Ani pse kanë mbetur edhe pak muaj deri te mbajtja e zgjedhjeve partitë politike ende nuk i kanë bërë të gjithë emrat zyrtar të kandidatëve për komuna./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara