Pavarësisht se prodhuesit kosovarë sot u panë në veri me kamionë të mbushur përplot me gjëra ushqimore, serbët po refuzojnë t’i blejnë këto gjëra.
Serbët madje kanë tentuar t’i pyesin shoferët se kush i ka dërguar dhe pse, duke theksuar se nuk janë të interesuar për t’i blerë ato.
Në këta kamionë përfshihen gjërat bazike si mielli, vaji, ujë dhe produkte higjienike.
Ndryshe serbët kanë tentuar prej disa javës që të inskenojnë një krizë të mundshme humanitare në veri të vendit, duke kërkuar me patjetër largimin e taksës 100%.
Taksa vazhdon të mbetet, kurse serbët vazhdojnë të deklarohen se edhe ndihma që po u ofrohet është provokim.

Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...
BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90 miliardë eurosh...
Arsenali mund të largojë deri në tetë lojtarë nga skuadra fi...
Abdixhiku: Oferta e LVV-së ka qenë “gjithçka veç Vjosën mos ...
Aeroporti i Vlorës/Avokati i “Mabco” zbardh prapaskenat e ko...