Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, po merr pjesë në konferencën regjionale “Rritja e ndërmarrjeve sociale ekonomike në Evropën juglindore” e organizuar nga qeveria sllovene në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet partnere.
Zv/ministri Kamberi po përfaqëson Republikën e Kosovës në mesin e të gjitha vendeve të rajonit, shkruan arbresh.info.
Qëllimi kryesore i konferencës është rritja e ndërmarrjeve sociale në vendet e rajonit të Evropës Juglindore.
Konferenca synon të siguroj një platformë për shkëmbimin e eksperiencave publike dhe private të Evropës për zhvillimin e ndërmarrjeve të ekonomisë sociale në Evropën Juglindore për krijimin e lidhjeve dhe një strategjie të përbashkët të rajonit./arbresh.info/
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€