Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për problemet me të cilat po përballën shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku ka shfaqur shpresën që institucionet e reja të Kosovës do të kenë program të saktë për ndihmë ndaj shqiptarëve atje.
Kamberi ka folur edhe për hapjen e Zyrës së Kosovës në Preshevë, duke thënë se ende nuk dihet funksioni i saj, buxheti, detyrat.
“Shpresoj që Qeveria e re të këtë një program të qartë për ndihmë të përhershme për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.
Ai ka theksuar se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë njëra nga temat kryesore të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në dialogun me Serbinë kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve të Luginës të jetë barabarta me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka thënë Kamberi në “Debat” të RTK’së.
Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë munduar të imponojnë agjendën e Republikës së Kosovës në bisedime, por kërkojnë që pozita e rëndë e shqiptarëve në Serbi të trajtohet sa më parë.
“Ne duam vendosjen e parimit të reciprocitetit për të drejtat e njëjta në Luginë për shqiptarët, si për serbët në Kosovë”, ka thënë Kamberi.
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla