Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të kalimit të paautorizuar të kufirit me Serbinë, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Koshuticë, në komunën e Leposaviqit, rreth orës 11:55, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Koshuticë, Leposaviq / 18.01.2025 – 11:55. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti i dytë është regjistruar në fshatin Bube, Zubin Potok, po të njëjtën ditë, rreth orës 21:30.
Autoritetet ndaluan një automjet me targa serbe (“BG”), ku ndodheshin katër të dyshuar meshkuj serbë.
Ata dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Republika e Kosovës në Serbi dhe anasjelltas.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, të dyshuarit u liruan për procedurë të rregullt hetimore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të monitoruar dhe parandaluar veprimet që cënojnë sigurinë kufitare të vendit.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...