Kallëzim penal kundër Aleksandar Jablanovicit

08:32 | 7 Qershor 2017

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar, të martën, kallëzim penal nga Policia e Kosovës kundër kryetarit të Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jablanovic.

Ai dyshohet për veprën penale armëmbajtje pa leje. Lajmin për dorëzimin e kallëzimit penal e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla.

“Kallëzimi penal që na është dorëzuar nga policia është kundër Aleksandër Jablanoviqit dhe ai po dyshohet për armëmbajtje pa leje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Jablanovic u arrestua mbrëmë pas një incidenti me një aktivist të Listës Serbe, i cili ka rrjedhur si pasojë e një konflikti rreth posterave të zgjedhjeve.

Konfliktet mes Jablanovic’it dhe serbëve të tjera kanë lindur pasi ish-ministri është larguar nga Lista Serbe dhe tani ka krijuar partinë e tij që quhet Partia e Serbëve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara