Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Osmani ka konfirmuar se Kaja Kallas do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, por për shkak të angazhimeve jashtë vendit, takimi me të është mbajtur në Tiranë.
Ajo ka theksuar se Kosova është e gatshme për të bërë hapin e radhës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë. Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakteriojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, tha ajo./Arbresh.info
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...