Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, rikonfirmoi qëndrimin e kësaj partie se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
“Aleanca mban qëndrimin e njëjtë, nuk do ta votojmë kandidaten e VV-së. Ne nuk e dimë edhe cili do të jetë kandidatja apo kandidati. Ftesa në mënyrën që është bërë nuk është korrekte, sepse e ka balancuar zgjedhjen e kryetarit me zgjedhjen e nënkryetarit. Nuk besoj qe do të kishim shkuar në takim”, tha Kadrijaj.
Kadrijaj, ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që po bllokon konstituimin e Kuvendit.
Sipas saj, AAK-ja ka propozuar dy emra (Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin) për t’i votuar për kryeparlamentare, por siç thotë ajo, VV-ja nuk po do të dalë nga kriza.
“S’kemi votë në këto rrethana. Për zhbllokimin e kësaj situate kemi propozuar dy emra, por nuk po duan. Edhe partitë e tjera kanë shprehur gatishmëri të votojnë tjetër kandidat. Qytetarët duhet ta dinë se VV-ja është bllokuese e konstituimit të Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj.
Tutje, ajo u shpreh se edhe nëse do të ishin të ftuar në takimin e sotëm nga Kurti nuk do të kishin shkuar.
“Është obligim i VV-së t’i sigurojë 61 vota. Ftesa që iu ka bërë PDK-së e LDK-së nuk kam menduar se është ftesë korrekte sepse ka balancuar zgjedhjen e kryeparlamentarit me të nënkryetarëve. Janë procedura të ndryshme. Nuk do të kishim shkuar në takim. I dini qëndrimet tona”, ka thënë Kadrijaj.
Në takim LDK-ja e refuzoi pjesëmarrjen, ndërsa PDK-ja u takua, por nuk arritën ndonjë marrëveshje.
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...