Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të seancës së 18-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo para mediave deklaroi se kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, duhet ta propozojmë për “Çmimin Nobel” për dështime.
“Veç me propozu për “Çmim Nobel” Albulena Haxhiun, edhe pse ky çmim është për të arriturat e sukseset, e tash me propozu për dështimet e njëpasnjëshme në plot seanca”, tha Kadrijaj.
Kadriaj theksoi se nuk e kanë obligim ligjor dhe kushtetues të votojë kandidatin e partisë tjetër.
“Ne si AAK në këtë rast apo partitë të tjera nuk e kanë obligim ligjor as kushtetues të votojnë një kandidat që është i një partie tjetër përderisa nuk ka një koalicion ose përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje. Po shihet se janë bllokuar”, theksoi ajo./Arbresh.info
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...