Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.
“Ne do të shkojmë në dakordësi me të gjitha subjektet politike. Kemi një afat kohor kushtetues që tregon qartë se kur duhet të mbahen zgjedhjet e lira. Ushtruesja e detyrës së presidentit po vazhdon konsultimet me partitë parlamentare, besoj që sot do i përfundojë këto diskutime dhe do të caktohet se cila është data e zgjedhjeve. Me afatet kushtetuese, fundi i janarit ose java e parë e shkurtit.”, është shprehur Kadrijaj për EuronewsAlbania.
Deputetja nënvizoi më tej se Haradinaj do të jetë udhëheqës i listës së AAK-së.
“Zoti Haradinaj e kemi kryetar të partisë dhe ai do të jetë udhëheqësi i listës së AAK-së”.
Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, zonja Kadrijaja u shpreh: “Në ditët e vazhdim do të shohim se kush do i bashkohet listës së AAK-së. Por, për një koalicion të mundshëm ende nuk kemi diskutuar”.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...