Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe, ku do të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Partisë Konservatore Britanike.
Gjatë qëndrimit në Londër, me ftesë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, lideri i PDK-së do të ketë takime bilaterale me krerët e Partisë Konservatore Britanike në rrafshin politik dhe organizativ.
Veseli do të diskutojë për huazimin e përvojave më të mira dhe transferimin e ekspertizës dhe asistencës së konservatorëve për fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për hartimin e një programi të ri e modern për të ardhmen.
Kjo vizitë vjen gjithashtu edhe në kuadër të angazhimeve të PDK-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të familjeve të partive të qendrës së djathtë.
Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar ndodhet në pushtet prej vitit 2010 dhe është një nga partitë politike më të vjetra e të njohura në botë.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit