Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot veprimtarin dhe mjekun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Robajn, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.
Veseli thotë se Robaj, vdiq më 1998-ën, si pasojë e nje mjet shpërthimi të vendosur nga forcat serbe në Likoc të Drenicës, njofton Klan Kosova.
”Më 30 shtator të vitit 1998, ka humbur jetën prej një mine të vendosur nga forcat serbe në Likoc të Drenicës, veprimtari dhe mjeku i shquar i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Robaj”.
”Doktor Robaj u angazhua deri në flijim për të shpëtuar jetët e shumë luftëtarëve të lirisë dhe pjesëtarëve të popullatës civile. Sikurse ai, gjatë luftës sonë të lavdishme për liri i janë përgjigjur thirrjes së atdheut e kanë rënë dëshmorë shumë mjek sikurse qenë: Lec Gradica, Hafir Shala, Izet Hima, Igballe Oshlani, Vesel Elezi, Blerim Dema, Fahredin Hoti, Masar Radoniqi, Faton Huma, Nuredin Zejnullahu, Xhevat Gashi e të tjerë”.
Me këtë rast, Veseli ka shprehur po ashtu mirënjohjen edhe për punonjësit e tjerë shëndetësorë që u vunë në shërbim të luftës për liri.
”Në këtë 22 vjetor të rënies së Shpëtim Robaj, shpreh respektin e mirënjohjen për të gjithë ata punonjës shëndetësor që u vunë në shërbim të luftës për liri deri në vetëmohim. Kosova krenohet me punonjësit e saj shëndetësor, të cilët gjithmonë i janë gjetur pranë popullit tonë me misionin e tyre humanitar. Me këtë rast falënderimet më të mëdha iu takojnë atyre edhe sot, për punën e palodhur e të përkushtuar që kanë bërë në luftën kundër koronavirusit, duke e rrezikuar jetën dita-ditës. Disa prej tyre fatkeqësisht edhe e kanë humbur jetën në krye të detyrës duke u shndërruar në heronj të heshtur të Kosovës së pavarur”.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...