Kryeprokurori, Ljubomir Joveski, tha që nuk kishte asnjë procedurë të hapur për SMS porosinë, të cilën prokurorja Vilma Ruskoska ua dërgoi gjyqtarëve që liruan Katica Janeva në arrest shtëpiak.

“Situata që u ngrit me porosinë e prokurores Ruskoska u shqyrtua nga Kolegjiumi i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe Kolegjiumi edhe unë, si prokuror publik, konstatuam se deri në këtë moment nuk ka asnjë bazë për fillimin e procedurave disiplinore”, tha Joveski për AIM-në.

Ai tha se duhet të presim se çfarë përfundimi do të nxjerr Këshilli i Prokurorëve Publikë, të cilët po diskutojnë sot.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...