Jep dorëheqje Drejtori i Relacionit me Publikun në Telekom

13:09 | 8 Qershor 2021

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi këtë të marte ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si drejtor, shkruan arbresh.info.

Abazi këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, e ku tha se arsyet e kësaj janë tërësisht personale dhe shëndetësore.

“Që 14 vjet jam drejtor në zyrën për marrëdhënie me publikun dhe ka ardhur koha të largohem nga kjo pozitë. Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Menaxhmentin e ri e njoh personalisht, kam pasur bashkëpunim në të kaluarën edhe tash vazhdoj të kem bashkëpunim shumë të mirë. Kërkesa ka qenë që të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Pres me jep angazhimin maksimal që korporata të kthehet në shkëlqimin që ka pasur në të kaluarën. Unë do të jem në shërbim të Telekomit sa herë që është nevoja”, tha Abazi për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara