Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka pritur sot në takim Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë, me të cilin ka biseduar mbi vazhdimin e bashkëpunimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Latifi me këtë rast falënderoi diplomatin japonez për ndihmën e shtetit të Japonisë sidomos gjatë pandemisë përmes pajisjeve, aparaturave të nevojshme dhe barnave antiCOVID-19 për QKUK-në dhe spitalet rajonale.
Në takim u bisedua edhe vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të tjera për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, fuqizimin e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor.
Ndërkaq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaca, shprehu gatishmërinë e vendi të tij për ta mbështetur Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor./arbresh.info/
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...
Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulo...
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëm...