Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje.
Ata kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit.
Siç raportohet nga nga ndajë antarëve të Këshillit shtetëror të cilësisë është iniciuar procedim penal në Prokurori.
Pas dorëheqjes së tre anëtarëve kanë dhënë dorëheqje edhe kryetari i Bordit të KShC-së, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja Vjollca Krasniqi, të cilës edhe ashtu i skadonte mandati brenda një muaji.
Një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të KSHC-së dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilin e posedon Telegrafi, anëtarët ndërkombëtarë kanë dhënë arsyet e tyre pse nuk duhet të deklarojnë pasurinë e fituar në vendet e origjinës.
Në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre, madje në përgjigjen e AKK thuhet se lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KSHC-së është dërguar në Prokurorinë e Kosovës.
Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale.
Madje Agjencia Kundër Korrupsionit ka konfirmuar se sipas legjislacionit në fuqi, mosdeklraimi i pasurisë përbën vepër penale dhe për këtë arsye lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KShC-së, është dërguar në Prokurori për të proceduar më tutje.
Bordi i KShC-së përbëhet prej 9 anëtarëve, prej të cilëve tre anëtarëve janë ndërkombëtarë./Arbresh.info/
Nesër për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 qytetarë
AGK bën thirrje për respektimin e punës së gazetarëve në dit...
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...