Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Ajo ka deklaruar se me dhurimin e kësaj paisjeje “do të përmisohet saktësia e ndërhyrjeve, minimizimi i kohës së shërimit dhe rezultatet tek pacientët e sëmurë më kancer”.
Postimi i plotë:
Pas inagurimit të paisjes SPECT/PET/CT në Mjekësinë Nukleare, në partneritet me Medica, sot dhuruam paisjen Sentinel Node në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Viteve të fundit ka rritje të konsiderueshme të rasteve të kancerit në vend dhe gjithë botën. Andaj dhurimi i kësaj paisje të avancuar do të përmirësoj padyshim saktësinë e ndërhyrjeve, do të minimizojë kohën e shërimit dhe do të përmirësoj rezultatet e përgjithshëm të pacientëve, veçanërisht në diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës.
Ky donacion, si vazhdimësi e donacionit për Spitalin Pediatrik, Mamografit në Komunën e Kamenicës, SPECT/PET/CT, dëshmon përkushtimin tim të palëkundur dhe të Fondacionit Jahjaga ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve tanë./Arbresh.info/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...