Ish-presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Jahjaga thotë se përkushtimi i Bukoshit për lirinë dhe shtetndërtimin, do të mbetet një pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare.
“Kosova paska humbë një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e shtetformuese siç ishte Bujar Bukoshi. Përkushtimi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin do të mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjej thellë me familjen Bukoshi dhe me të gjithë ata që ndanë me të idealin për një Kosovë të lirë e demokratike. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, ka shkruar ajo.
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju