Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. “Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje i hapë rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës duke i dhënë fund izolimit të tyre”.
Statusi i plotë:
Përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, një hap i rëndësishëm në procesin e shtetndërtimit, përmbushjes së obligimeve dhe përgjegjësive tona shtetërore dhe përcaktim i qartë në anën e drejtë të historisë.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje i hapë rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës duke i dhënë fund izolimit të tyre.
Megjithatë, sot duhet të jetë edhe një ditë e reflektimit. Klasa politike e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të menduar thellë për dëmin e shkaktuar nga tri vite veprimesh apologjetike dhe një politikë shkurtpamëse të interesave të ngushta politike. Rezultati është një diskreditim i pariparueshëm i reputacionit të institucioneve para qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në fund, dua t’i falënderoj te rinjtë e Kosovës që me durim të pashoq e shpërthyen këtë izolim të padrejtë duke e sjellë vëmendjen e botës në Kosovë përmes inovacionit dhe kreativitetit të tyre. Tani është radha ta dëshmoni atë që tashmë e dimë – që Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...