Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë së enjtes ka qëndruar në Ferizaj me ç`rast ka takuar gratë deputete të kësaj komune, njofton Klan Kosova.
Ajo së pari pati takim me të parin e Ferizajt, Agim Aliun, me të cilin bisedoi për fuqizimin e rolit të gruas dhe rinisë në përgjithësi, kurse më pas iu drejtua të pranishmëve.
Jahjaga i informoi gratë deputete lidhur me funksionimin e Fondacionit “Jahjaga”, të cilin ajo e drejton, derisa tha se ky fondacion ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në jetën e përditshme.
Ish-presidentja vlerësoi lartë emërimin e tri drejtoreshave nëpër drejtoritë e kësaj komune dhe kryesuesen e Kuvendit të Komunës.
Takimi ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë deputete por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme./klan kosova/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...