Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton për të cilin ka thënë se mbështeti pakusht Kosovën.
Postimi i plotë:
“Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takova me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Presidentin Bill Clinton. Presidentin Clinton e falënderova për mbeshtetjen e pakusht dhe të vazhdueshme që ai dhe familja e tij i bënë vendit tonë. Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Jahjaga.
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...