Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marr pjesë në një organizim për 17 vjetorin e rezulutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Jahjaga ka thënë se një diskutim i tillë ofron praktika të mira për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Jahjaga thekson se një diskutim i tillë synon zbatimin e ligjit për të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Në 17 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, diskutuam mbi mundësitë dhe praktikat e mira të reparacioneve për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Një diskutim i nevojshëm përderisa synojmë zbatimin e ligjit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” ka shkruar Jahjaga.




I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...