Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherit edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është rikandiduar edhe zyrtarisht për qeverisur me Komunën e Gjilanit, pavarësisht dhjetëra deklarimeve se nuk do të kandidojë për arsye të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur lideri i tij, Isa Mustafa, paraditen e sotme në një mbledhje me kryetarët e komunave ku u bënë të ditura edhe kandidaturat e tjera.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor në 38 komuna të vendit ku pritet të caktohen kryetarët e këtyre komunave dhe organet tjera qeverisëse lokale.
Më poshtë ju sjellim deklaratat e Hazirit nëpër shumë media qendrore se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit./arbresh.info/

Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...