Prorektori Hysen Bytyçi thotë se nuk do të shtyhet përfundimi i vitit akademik
Sallat e Fakultetit Filzofik janë të zbrazëta. Ligjëratat ende nuk kanë filluar megjithëse një gjë e tillë parashihej të ndodhte këtë javë.
E studentët e UP-së po vazhdojnë t’iu nënshtrohen provimeve të afatit të janarit.
Kjo pasi Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur për shtyrjen e fillimit të semestrit veror për një javë.
Prorektori për Mësim, Hysen Bytyçi, tregon arsyen e këtij vendimi.
“Për shkak të organizimit sindikal qe ka qenë në kuadër të gjithë sistemit arsimor problemeve në administratë ku nuk kemi mund ti procedojmë afatin e provimeve”, ka thënë ai.
Por, ky vendim nuk po pritet mirë nga studentët.
Madje ata kanë frikë se kjo shtyrje mund të ndikoj në aplikimet për bursa ndërkombëtare.
Por, është prorektori Bytyçi që heq këtë dilemë të studentëve.
Prorektori për mësim thotë se do t’i gjendet një zgjidhje edhe afatit të prillit, ani pse këtë afat të provimeve nuk e parasheh Statuti i UP-së.
Në muajin janar Universiteti i Prishtinës kishte vendosur t’i bashkohej grevës së SBASHK-ut e kjo kishte bërë që të shtyhej edhe mbajtja e provimeve.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës