Rezultatet e konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme, shkruan arbresh.info
Mbi 5 mijë vetë që iu kanë nënshtruar testit me shkrim dhe atij fizik pritet që rezultatet t’i marrin të hënën ose të matën e javës që vjen.
Këtë e ka bërë të ditur Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie më Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.
“Të gjitha testimet janë kryer dhe rezultatet pritet të dalin në fillim të javës tjetër”, tha ai.
Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 000 veta./Arbresh.info/
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore