Bazuar në praktikën e deritashme të Kuvendit, votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të qeverisë, bëhet me dorë.
Rrjedhimisht, Kuvendi nuk ka mbajtur as nuk mban evidencë me emra të deputetëve, të cilët marrin pjesë në këto votime, thuhet në njoftimin e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, transmeton portali arbresh.info.
“Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare”:
GP i LDK-së: prezentë 26 deputetë, munguan: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli
Votimi: 25 për, 1 abstenim
GP i PDK-së prezentë: 24 deputetë
Votimi: 24 kundër
GP i AAK-së: prezentë 13 deputetë
Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)
GP NISMA + AKR: prezentë 6 deputetë
6 për
GP i Listës serbe: prezentë 10 deputetë
Votimi: 10 për
Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi
Votimi: 8 për
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...