Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në “D+” ka thënë se nuk ka disponim që të shkohet me ‘PAN’, deri sa derën hapur i lihet VV-së.
“LDK tani është në fazën e diskutimeve dhe reflektimeve të brendshme. Ende nuk është marrë ndonjë vendim se me kënd të shkohet në koalicion. Mirëpo, eksiton një disponim i shumicës së deputetëve që të mos shkohet me PAN’in. Shumica mendojnë se me PDK nuk mund të shkohet më në bashkëqeverisje. Kjo gjë veç është mbyllur”, ka thënë Grainca.
Ai ka treguar se LDK mund të jetë me përafërt me Vetëvendosjen.
“ Sa i përket VV mund te këtë diskutime. Por edhe me këtë parti kemi dallime. Mirëpo, besojmë dhe shpresojmë se mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai. /arbrsh.info/
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...
Arsenal në finale të Champions League, eliminon Atletico Mad...
Gjuajtje me armë në Pejë, Policia jep detajet e fundit
Digjet kati i dytë i një shtëpi në Kodër të Trimave, Policia...