Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç deklaroi se vendi i tij po shikon për një zgjidhje me kompromis me Prishtinën, por është herë për të thënë nëse një marrëveshje e tillë do të arrihet pasi që nuk e di nëse pala tjetër është e sigurt për këtë tha Daçiç për agjencinë e lajmeve FoNet.
Duke folur para takimit formal të Bashkimit Evropian dhe këshillit të ministrave në Vjenë, Daçiç tha se kompromisi është në interes të serbeve dhe shqiptarëve dhe për stabilitetin e regjionit.
Deri sa i ashtuquajturi lideri i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq tha në Beograd se nuk është afër ndonjë zgjidhje me Prishtinë. Po ashtu akuzojë palën kosovare për megalomani rreth çështjes territoriale.
Ai tha se presidenti serb Vuçiç do ta vizitojë veriun e Kosovës me 8 dhe 9 shtatorë dhe do të flas rreth dialogut por nuk do të specifikojë se cila mund të jetë zgjidhja.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit