Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Arsyeja e këtij kallëzimi është keqpërdorimi i emrit të tij nga një grup kriminal, siç thotë ai, shkruan arbresh.info.
Veseli thotë se do t’i shkojë deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para drejtësisë penale të gjithë të përfshirët.
“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, thotë ai.
Në një video që posedon Prokuroria e Kosovës, përmendet emri i kryekuvendarit se kinse ka marrë 200 mijë euro në një rast që po hetohet për fajde./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...