Policia e Kosovës njofton se dy persona janë arrestuar në Deçan për veprën penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’
Në njoftimin e policisë thuhet se kanë kontrolluar një veturë të dyshuar e cila ishte e parkuar në parkingun e një pompe të derivateve në Deçan, përcjell Arbresh.info
Pas largimit të personave të cilët ishin në të, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar
• njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,
• njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,
• njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
• tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,
• njё mjet i mprehtё (brisk).
“Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë
Muçi asiston në fitoren e Trabznosporit