Istogu në rivotim, pritet vendimi i Gjykatës Supreme

12:54 | 29 Nëntor 2017

Komuna e Istogut do të shkojë në rivotim, pas vendimit që ka marrë PZAP. Por, vendimi i PZAP-së nuk është i plotfuqishëm pa marrë edhe vendimin e Gjykatës Supreme, raporton arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i  KQZ-së Valim Elezi.

“Po e kemi pranuar vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa sipas te cilit do të ketë rivotim në zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut”.

“Por ky vendim nuk është i plotfuqishëm sepse në fund të tij është lënë mundësia që vendimi të ankimohet në gjykatën supreme”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara