Komuna e Istogut së shpejti mund të fillojë me projektin për ndërtimin e qendrës për paragllajd.
Sipas zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ky projekt kap vlerën prej 15 mijë euro.
Qeveria e Kosovës ka ndarë fondin për ndërtimin e kësa qendre në mbledhjen e sotme.
Në Kosovë ekzistojnë 11 klube të paragllajd, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Therandë, Prizren, Podujevë e Ferizaj.
Paragliding është sport aventuresk rekreativ dhe konkurues i fluturuesve, apo paragliderëve.
Pavarësisht se nuk përdorin një motor, fluturimi i paragliderëve mund të zgjasë shumë orë dhe të mbulojë qindra kilometra, edhe pse fluturimet prej një deri në dy orë dhe që mbulojnë disa dhjetëra kilometra janë më shumë normë.
Nga shfrytëzimi i zellshëm i burimeve të ngritjes, piloti mund të fitojë lartësi, shpesh duke u ngjitur në lartësi disa mijë metra./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër