Rreth 30 xhihadistësh të Shtetit Islamik, kanë bastisur spitalin në Sirte të Libisë , ku i kanë rrëmbyer edhe 20 mjekë nga Filipinet, Ukraina, India dhe Serbia.
Mediat e huaja raportojnë se mjekët u kidnapuan gjersa ishin duke e pritur autobusin jashtë spitalit.
Zyrtarët besojnë se pjesëtarët e ISIS-it nuk dëshironin që këta mantelbardhë të iknin nga qyteti Sirte pasi që me këtë nuk do të kishte kush për tu ofruar ndihmë mjekësore xhihadistëve të plagosur.
Mjekët e rrëmbyer thuhet se ishin përpjekur për të lënë Sirten, për shkak të rrezikut që u kërcënohej nga rrethimi i pjesëtarëve të Shtetit Islamik. /KlanKosova/