Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit.
Ajo përmes një shkrimi në facebook tha se “Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova”, derisa shtoi se sa ka qenë kryenegociatore nuk e ka lejuar “asnjëherë”.
Tahiri tha se Serbisë i ka treguar se “tokat shqiptare shtrihen deri te ‘Molla e Kuqe’”.
“Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’. Keto tensione qe po zhvillohen kane per prapavije ‘veriun’. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situatën”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...