Ish drejtori i AKI-së thotë se kasaforta në Presidencë nuk është hapur

22:23 | 17 Dhjetor 2020

Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ka thënë se ka qenë i pranishëm në Presidencë dhe thekson se kasaforta nuk ishte hapur.

Gashi në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se ka qenë aty bashkë me ushtruesen e detyrës se Presidentit, Vjosa Osmanin, me shefin e kabinetit të saj dhe me zyrtarin e AKI-së.

“Arsyeja që më nxiti me u inkuadru në emision nuk ishte shkarkimi por çështja e ngarkimit të drejtorit të AKI për hapjen e sefit. Unë kam qenë dëshmitar bashkë me u.d të Presidentit, Vjosa Osmanin dhe me shefin e saj të kabinetit dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar, sefi nuk është hapur. Çdo gjë është bërë protkollare pra është njoftu Agjensioni i Intelegjencës për shkak se kanë qenë informata të AKI-së për Presidencën. Pra, sefi nuk është hapur dhe nuk ka pasur vepër penale”, theksoi Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara