Vlora Limani, ish-deputete e LDK-së, ish-kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, ku i uroi mirëseardhje Limanit.
“Bashkë me disa nga asamblistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirëseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin. Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë”, ka shkruar Rrustemi në facecbook.
Ai tha se shkuarja e Limanit në Vetëvendosje është një kontribut i rëndësishëm.
“Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe. Organizimi në Lipjan është i nevojshëm më shumë se kurrë më parë, duke mobilizuar profesionistë të ndryshëm e aktivistë që e duan progresin. Padyshim në këtë mes, organizimi i vajzave e grave është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin