Me rastin e ndarjes nga jeta, të Mumin Lamës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi, duke e kujtuar si një prijës fetar i urtë dhe me vlera të larta njerëzore.
Mumin Lama për shumë vite udhëhoqi Teqen e Bektashive në Gjakovë, shkruan arbresh.info.
Sipas Mustafës, ai ishte shembull i njeriut të devotshëm ndaj Zotit dhe ndaj shoqërisë.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
“Me pikëllim morra lajmin për ndarjen nga jeta të Baba Mumin Lamës. Ai ishte një prijës fetar i urtë dhe me vlera të larta njerëzore. Ai për shumë vite udhëhoqi Teqen e Bektashive në Gjakovë, duke qenë shembull i njeriut të devotshëm ndaj Zotit dhe ndaj shoqërisë. Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta, komunitetit bektashian, familjes, miqve edhe gjithë atyre që e njohën.
U prehtë në paqe, Baba Mumin!”
/arbresh.info/
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...