Ish-kreu i LDK-së dhe ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kërkesa e LDK-së për qeveri të tranzicionit është një veprim i arsyeshëm i pjekur dhe në interes të Kosovës
Mustafa ka thënë se askush s’duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike nëpër të cilën po kalon vendi, të mos takohet dhe të mos pajtohet për një marrëveshje për qeveri kalimtare.
“Qëndrimin që tani e bëri publik LDK e konsideroj shumë të arsyeshëm, të pjekur dhe në interes të vendit. Askush nuk duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike të mos ulet dhe të merren vesh për një qeveri kalimtare”, ka thënë Mustafa për T7.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes që ka mbajtur në parti, në një konferencë për media ka deklaruar se zgjidhja e vetme për ngërçin politik, është krijimi i një qeverie kalimtare, deri në zgjedhjen e presdentit të ri.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...