Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur për kohën sa ka udhëhequr me këtë parti.
Thotë se gjatë kësaj kohe, asgjë në vend nuk është bërë pa LDK-në.
“Unë e kam marrë LDK’në diku në 128 mijë vota. E kam sjell në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Nuk kemi arritur gjatë asaj periudhe të dalim parti e parë. Konkurrente kryesore me LDK’në. Aty jemi sjell diku”, tha Mustafa në Pressing.
“Ndoshta, në zgjedhjet e para ne kemi dal e para por ka qenë ajo koha e abuzimit masiv, ose vjedhjeve industriale që janë cilësuar edhe nga ndërkombëtarët”, tha Mustafa.
“Partia është konsoliduar mirë, kemi pasur rol të rëndësishëm. Asgjë s’është bërë në Kosovë pa LDK’në, pa involvimin e LDK’së dhe pa kyçjen e drejtpërdrejt të LDK’së gjatë asaj periudhe”, shtoi Mustafa.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...