Isa Mustafa kujton bisedën me gruan e tij natën kur aktivistët e VV-së ua sulmuan shtëpinë

18:59 | 28 Tetor 2021

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas raportimeve të mbrëmshme se kryeministri aktual Albin Kurti është kërcënuar dhe se po ruhet nga njësitë Speciale.

Ai ka thënë se në kohën sa ka qenë kryeministër aktivistët e partisë së Kurtit e patën sulmuar shtëpinë e tij me bomba.

“Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov. Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur. Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.”, ka shkruar Mustafa.

Statusi i plotë:

Miq të nderuar,
Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë.
Më erdhi keq!
Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!
Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov.
Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur.
Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.
Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.
Kujtime të rënda! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara