Ish-kryeministri, Isa Mustafa thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Mustafa shton se kryeministri Albin Kurti nëse ka gatishmëri e a mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend.
Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara me marrëveshjen finale.
Mustafa thonë se nuk e di nëse në këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale.
“Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftëse tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend”.
“Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale”.
“Nuk di se a është biseduar për Asociacionin dhe nuk mund të flasë për ndryshim të qëndrimeve mirëpo është me rëndësi të bëhet marrëveshja përfundimtare”, ka thënë Mustafa për EO.
Ndërsa i pyetur se pse kryeministri i nuk po bënë zgjidhje për plotësimin e kërkesave të grevistëve ai tha se është mirë që Kurti të jap përgjigje për një çështje kaq të rëndësishme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...