Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e Inspektimit “Shqyrtimi i lëndëve për shkelje disiplinore dhe shqiptimi i masave ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës nga Komisioni i Brendshëm Disiplinor”.
Sipas IPK-së, inspektimi është realizuar duke u bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta të IPK-së dhe është përqendruar në Komisionin e Brendshëm Disiplinor (KBD), në kuadër të Zyrës së Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Resurse, përcjell Arbresh.info.
“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse KBD-ja është duke realizuar me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur edhe me performancën e KBD-së.
IPK njofton se gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për tërë strukturën policore, përfshirë nivelin drejtues vendimmarrës dhe atë operativ – administrativ.
Tutje, në kuadër të këtij raporti janë dhënë gjashtë rekomandime që kanë të bëjnë me analizimin e gjendjes sasiore me burime njerëzore dhe shqyrtimin e mundësive për shtim të numrit të anëtarëve të përhershëm të KBD-së, realizimin me kohë të proceseve të përzgjedhjes së anëtarëve zëvendësues të KBD-së dhe formalizimin e vazhdimit të mandateve konform rregullave, krijimin e paneleve shqyrtuese duke marrë parasysh edhe specifikat e lëndëve, ushtrimin e kontrollit të vazhdueshëm për t’u siguruar se dosjet e rasteve mbahen të plota, pajisjen me të gjitha llojet e evidencave fizike, si dhe përfshirjen e anëtarëve zëvendësues në shqyrtime disiplinore sipas një ndarjeje më të drejtë duke siguruar se i gjithë personeli shtesë kontribuon mjaftueshëm në përmbushjen e mandateve./Arbresh.info
“Pse fshihen”, Azemi i VV-së akuzon LDK-në për f...
Prattipati i shkon Haradinajt në zyrë, flasin për zgjedhjet ...
Përfundon seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës
Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës
Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishti...
Lumbardhi në gjunjë, Alba i thotë (sërish) jo!