Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Gjilan ka kryer veprën penale dhunë në familje përderisa incidenti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan.
Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, njofton IPK.
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë
Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në Malishevë – priten arrest...