Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) po organizon pritje në selinë e kësaj bashkësie me rastin e Fitër Bajramit.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji vizitoi Bashkësinë Islame, duke e uruar myftiun Naim Tërnava për festën, shkruan Arbresh.info.
Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit.
“Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, u shpreh ai./Arbresh.info/
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...